Kryeministri Edi Rama publikoi sot përmes rrjeteve sociale një video që sjell eksperiencën e një çifti britanik gjatë pushimeve të tyre në Shqipëri.
“Faleminderit! Britanikët Kinga dhe Marcin që shijojnë destinacionet turistike me “shtëpinë e tyre lëvizëse” (furgonin camper) promovojnë eksperienca të veçanta tek ne. Një natë në kantinën dhe agroturizmin Isak në Sarandë dhe plazhin Bora Bora në Ksamil. Çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt”, shkruan Rama.
Në videon e tyre çifti britanik përshkruan udhëtimin në Shqipëri, duke nisur nga hyrja në pikën e kalimit kufitar e për të vijuar drejt Sarandës, ku ndalen në kantinën “Isak”.
Ndërsa shijojnë verën dhe produktet vendase, çifti britanik vlerëson cilësinë e prodhimeve bio.
“Ishim shumë kuriozë për Shqipërinë. Kemi dëgjuar fjalë të mira nga nomadë të tjerë, por ky vend nuk ka qenë kurrë në radarin tonë. Çuditërisht Saranda ishte një nga pjesët më të bukura të udhëtimit tonë deri tani”, shprehen ata.///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn