Një çift çek dhe vajza e tyre 6-vjeçare kanë rrezikuar mbytjen në detin e Palasës pasditen e se merkures në jug të vendit. Sipas raportimeve ata kishin dalë për shëtitje me kanoe rreth orëve të drekës dhe mbetën 3.5 milje në det pa mundësi shpëtimi.
Pas 3 orësh në det, ata lajmëruan me telefon dhe ekipi i shpëtimit i ndodhur në Palasë është nisur me mjetet e nevojshme për t’i shpëtuar. Në aksion mori pjesë edhe policia e Dhërmiut. Ishte hera e parë për çiftin çek që vinte në Shqipëri. Për shkak të erës së fortë kanoeja u zhvendos në det të hapur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI