SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bandat shqiptare, përplasje të përgjakshme. Policia greke: Pas tyre fshihet prishja e pazareve për trafikun e kokainës. 15 persona, vrasës me pagesë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga përplasjet mes bandave shqiptare fundjavën e kaluar në Greqi, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe tre të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie

Sipas mediave greke, përleshjet me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që kishin protagonistë kriminelë shqiptarë fshehin pas tyre trafikun e kokainës dhe larja e hesapeve përmes vrasjeve me pagesë.

Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën, ku mbetën të vrarë Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç. Të dy ata ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Në një analizë të gjatë, mediat greke shkruajnë se pas këtyre përplasjeve qëndron trafiku i kokainës që vjen nga kartelet e Amerikës Latine.  46 – vjeçari që ra i vdekur nga plumbat e bashkatdhetarit të tij 48-vjeçar (gjithashtu bashkëpunëtor i tij në të paktën një rast trafiku droge) nuk ishte një person i rëndomtë i mafias shqiptare.///

error: