Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera normale deri të larta të presionit atmosferik.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me zhvillime vranësirash nga orët e mesditës deri në ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do jetë relativisht intensive dhe me rrahje me shpejtësi që arrijnë deri në 7-12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/30 | Diell |
| Kukës | 15/26 | Diell re |
| Lezhë | 22/29 | Diell |
| Dibër | 12/27 | Diell re |
| Durrës | 20/30 | Diell |
| Tiranë | 19/30 | Diell re |
| Elbasan | 14/31 | Diell re |
| Berat | 15/31 | Diell re |
| Vlorë | 17/29 | Diell |
| Korcë | 14/24 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/31 | Diell re |
| Sarandë | 17/29 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Pushtoi hapësirën publike në lagjen Nr.4, referohet në Prokurori.
Ksamil. IKMT nis prishjen e 10 ndërtimeve pa leje.
Sarandë. Këshilli bashkiak mblidhet të enjten.Në fokus: investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe këshilli artistiko-kulturor