Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që është në të gjithë territorin e vendit, atë në malin e Çikës.

Peleshi thekson se falë reagimit të shpejtë janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet të ndryshme të vendit.
“Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi ka shprehur mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile që u përgjigj në kohë.
“Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë”, shprehet ai.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI