SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Operacioni policor “Pass”, pranga 33 vjeçarit te Ura e Cukës

Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia tha se u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Pass”. Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Pass”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Çukës”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin e tij “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve./sarandanews.al///

error: