-Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tianës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë.
Një ditë pasi Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit, në bashkinë e Tiranës, njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, për këtë event, këngëtarja Rita Ora ka ripostuar foton me shënimin se është “e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën time të bukur”.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Postimi i Rita Orës ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe ka pasur shumë reagime nga ndjekësit e saj.
Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI