SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 21 korrik 2022

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata.

Temperaturat do të jenë të larta në të gjithë vendin sidomos në qendër dhe veriperëndim ku pritet të ketë vlera deri ne 37-38 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës por në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.               

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/37Diell re
Kukës17/35Diell
Lezhë24/37Diell
Dibër17/33Diell re
Durrës22/35Diell
Tiranë23/37Diell
Elbasan21/38Diell re
Berat17/38Diell
Vlorë20/34Diell
Korcë17/32Diell
Gjirokastër16/36Diell
Sarandë20/32Diell
error: