Qeveria shqiptare po vijon të investojë në zonën e Vlorës, projekte të rëndësishme strategjike infrastrukturore, me ndikim në zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit. Ndër projektet në infrastrukturën rrugore, bën pjesë edhe shëtitorja e Borshit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur , në takimin me kryebashkiakët vendor se shëtitorja e Borshit do të bëhet para Shëngjinit.
“Shëtitorja e Borshit po bëhet. Do ketë diçka tjetër para shëtitores së Shëngjinit, do jetë Borshi dhe më pas shëtitorja e Shëngjinit meqë në Shëngjin po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë”, tha Rama.
Borshi është një nga zonat turistike më të bukura të Rivierës Shqiptare. Në Borsh ndërthuret një mrekulli e bukurive natyrore, plazhi, historia dhe legjenda. Borshi është vetëm 17 km larg Himarës dhe ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI