Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it.Policia Helene njofton se pas muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të çmontojnë bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina. Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke.
Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8.000 lekë, një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat janë përdorur nga autorët për vjedhje. Sipas hetimeve, shënjestër e shqiptarëve kanë qenë shtëpitë dhe magazinat. Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje.Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI