Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës.
Kreu i qeverisë theksoi se plazhet nga Pllakat deri në Ksamil, janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit.


Rama theksoi se plazhe të tilla ka plot përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI