Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, nga shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht: 201 masa për parakalime të gabuara; 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.