Ka shume dite qe ne hapesirat prane plazheve ne Sarande po organjzohen ‘spektakle’ te rrezikshme ose spektakle te vdekjes me Jet Ski. Kokoroçë qe terheqin vemendjen e plazhisteve, kryesisht mosha te reja, qe kapardisen, afrohen te vija ndarese nga plazhet dhe rrezikojen jetet e njerezvey. Deri tani sic thone qytetaret ‘nje zot i ka mbrojtur”. Por sot papritmas Policia ka vepruar!
Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 3 mejte lundruese “Jet Ski” që kryenin manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e pushueve. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.
Pas lokalizimit të mjeteve lundruese u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.
Njoftimi i policisë:
Rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia Kufitare ndëshkon me masë administrative 2 shtetas.
Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.
Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.
Policia Kufitare është e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe të qetë për pushuesit. Për çdo rast të mosrespektimit të zonave të kufizuara me bova dhe për çdolloj paligjshmërie tjetër, mund të denonconi në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefononi në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë