Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë edhe për ditën e sotme do të jetë nën ndikim të masave ajrore të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi mesatare deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/38 | Diell |
| Kukës | 17/33 | Diell re shi |
| Lezhë | 22/37 | Diell |
| Dibër | 18/34 | Diell re shi |
| Durrës | 22/37 | Diell |
| Tiranë | 23/38 | Diell |
| Elbasan | 22/39 | Diell |
| Berat | 17/38 | Diell |
| Vlorë | 19/34 | Diell |
| Korçë | 18/32 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/38 | Diell |
| Sarandë | 19/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI