Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se “opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive në 7 korrik, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë”.
Gjatë një takim të hapur me intelektuale mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm në vend, Berisha tha se “kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”.Kreu i PD-së duke folur për Kryeministrin Edi Rama tha se “kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje.”
“Marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, tha Berisha.Duke folur për zgjedhjet, Berisha tha se “beteja jonë për votën, e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë. Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medies, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në Kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin. Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet”.
Berisha theksoi se “të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen”.
Më tej Berisha u ndal tek shpallja e tij “non grata” nga SHBA, ndërsa theksoi se “vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë”.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll