Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, ka bllokuar rreth 2 mijë lodra për fëmijë pasi nuk plotësonin standardet europiane.Sipas ISHMT, lodrat paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), në vijim të kontrolleve për mbrojtjen e konsumatorit, bllokoi një sasi të konsiderueshme artikujsh, kryesisht lodra ujore për fëmijë.Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, etj.
Nga inspektimi rezultoi se disa prej subjekteve tregtonin produkte që nuk plotësojnë standardet europiane, pra janë të pamarkuara CE, në shkelje të ligjit nr. 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore”, i ndryshuar dhe V.K.M nr.262/ 2013 “Për sigurinë e lodrave”.
Njëkohësisht artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian (Safety Gate Portal), si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve.
Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.
ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë!///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore