Pothuajse 200 mijë grekë kanë vizituar Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti nga 2.5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë në fund të qershorit të këtij viti.

“Shifra e përgjithshme e të ardhurve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raportin e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Vetëm në qershor 876,056 vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë , një rritje prej 45% nga viti në vit, shkruajnë mediat greke.

Rritja më e madhe në bazë vjetore u regjistrua për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199,943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI