Bashkia e Finiqit organizoi se fundi ceremonine e perurimit te rruges se re, te emertuar “Anastas Angjeli” e cila lidh fshatrat Dermish dhe Jermë te njesise administrative Livadhja.

Sipas burime bashkiake, te pranishem kane qene deputetët Damian Gjiknuri dhe Niko Kuri si dhe ish deputeti socialist dhe ish ministrit Anastas Angjeli ,emrin e te cilen mban tani rruga e mesiperme.

Emërtimi i kësaj rruge u be sipas vendimit të Keshillit Bashkiak të bashkisë Finiq ,-vuje ne dukej te njejtat burime zyrtare.

. Sipas kryetarit të bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, “Realizimi i këtij projekti i jep frymëmarrje dhe do t’u shërbejë dhjetëra drejtuesve të automjeteve.Rruga sipas tij ibën padyshim më te sigurt përdoruesit e ketij aksi te infrastruktures krahasuara me gjendjen e amortizuar te dikurshme te rruges.

Ne do te vazhdojme si deri tani me periresimine infrastrktures ne fshatrat e Bashkise me synim politikën e zhvillimit, përmirësimin e cilësisë së jetës, kryesisht në shërbim të banorëve.-tha Kiço, kreu i kesaj Bashkie. Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, me nje eksperiencë 30 vjeçare në sferën politike shqiptare, ka shërbyer si Ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe Ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Eksperiencë 20 vjeçare në mësimdhënie. Prej disa vitesh ai eshte President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. //sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore