SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Goditi për vdekje 5-vjeçaren në plazhin e Himares.Ky është shefi i policisë që drejtonte skafin

Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 5-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit. Për policin me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan është ngritur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore .

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në plazhin e Potamit, ku Tase duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues.

Tase tashmë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.//

error: