-Presidentja Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.
Osmani shprehet se ky titull është shenjë falënderimi për gjithçka që Dua Lipa ka bërë dhe po bënë që zëri i Kosovës të dëgjohet kudo në botë.


“Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, ka shkruar Osmani në Facebook.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade