Një emigrant shqiptar që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup.
Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditë ne fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, pork jo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ky i fundit i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo oër katër e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.
Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbraposht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigrant e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital. Nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj pushuesit që përveç dhunës, ka shkatërruar edhe dhomën e hotelit ku kishte qëndruar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI