Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 muaj burg për dhunë në familje, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Hania, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat greke, 27-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres, ndërsa ka qenë fqinja ajo që e ka shpëtuar pasi ka dëgjuar të bërtiturat.
Fqinja ka treguar se ka shkuar në banesën e tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhte, por shqiptari i kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull. Pas këmbënguljes së saj, dhe pohimit nga gruaja e tij se po e dhunonte, 27-vjeçari ka shpërthyer edhe ndaj fqinjës me ofendime.
Sakaq, pas arrestimit është zbuluar se çifti shqiptar nuk kishin dokumentacione, e për këtë arsye pritet që të dëbohen drejt Shqipërisë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI