Dhjetë të paraburgosur të cilët kanë marrë dënim nga Gjykata e Sarandës, por e kanë Apeluar atë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, janë transferuar drejt Burgut të Fierit deri sa vendimi në ngarkim të tyre të marre formë të prerë. Ndërkohë burime pranë Komisariatit të Sarandës bëjnë me dije se 3 shtetas për të cilët ditët e fundit Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”, nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bënçë, Tepelenë.
Sakaq, edhe 13 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Tropojës, janë transferuar drejt burgut të Reçit, për shkak se në ditët në vijim burgu i Tropojës pritet të mbyllet.
Ne fakt mjedisi i paraburgimit ne Sarande, megjithe nderhyrjet pjesore ne vite ne infrastrukture; eshte vleresuara zyrtarisht si i pajetueshem.
Ky, ka qene edhe konkluzioni i perseritur i institucionit te Avokatit e Popullit i cili i ka inspektuar keto mjedise nga afer. Paraburgimi i Sarandes ka qene depo e prodhimeve te ish ndermarrjes se NPN e cila dikur realizonte ne tezgjahe qilima, rrugica, etj, prodhime artizanale kryesisht per tregun e eksportit.
Pak vite me pare, ne mungese totale te fondeve per rikonstruksion dhe kushte normale per te paraburgosurit; (zmadhim te dritares se ajrimit ne dhome) nje ish drejtues i Paraburgimit i kerkoi Zyres Rajonale te Avokatit e Popullit ne Sarande, te nderhynte per te gjetur nje ;’usta dhe nje sasi hekuri per te zmadhuar disa dritare te paraburgimit (qeli) ku ate kohe ishin ‘akomoduar’ edhe 7 persona ne nje mjedis ku duhej te jetonin se paku 2 persona./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI