Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit një mjet lundrues skaf duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.
Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi R. L., 19 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po në vijim të kontrolleve, në portin e Himarës është bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone, pamjet e të cilit janë pasqyruar dhe në rrjetet sociale, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë, konkretisht në plazhin e Qeparos, duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues, shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Qeparo, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues gomone për 5 ditë.
Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në plazhin e Jalës, është konstatuar një mjet lundrues tip skaf, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues, shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI