SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë : Bie në pranga ‘skifteri’ i 19 vjedhjeve të turisteve ne hotele e banesa

Eshte finalizuar nje operacioni policor i koduar “Last summer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari.

Mesohet se 45-vjeçari i ndaluar, Ben Sula ishte dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar edhe sende që dyshohet se përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.

Behet e ditur nga burime zyrtare se gjate operacionit “Last summer”, u ndalua me iniciativë shtetasi: B. S., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë

. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

error: