SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Varfëria ekstreme, u katërfishua

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “varfëria ekstreme është katërfishuar nën qeverisjen e Edi Ramës”.

Në një bashkëbisedim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe familjarë, në lidhje me konsumin Berisha tha se, “problem themelor me të cilin përballen shqiptarët sot, është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjëja më evidente, e tregojnë në mënyrë të pamohueshme të gjithë treguesit që masin varfërinë. Dëshmohet nga fakti se, në rast se në 2013 ne ishim vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, sot i kemi më të ulëtat në rajon. Në 2013 ne kishim 1.03 % varfëri ekstreme sipas Bankës Botërore, sot është katërfishuar. Këta janë familje që marrin më pak se 1 $ në ditë. Ishin 14 mijë familje, tani janë mbi 50 mijë familje”.

Berisha nënvizoi se, “varfëria në termat e sotëm prek 47 % të shqiptarëve. Dëshmi janë falimentimet e bizneseve, kanë falimentuar mbi 107 mijë biznese. Janë sirenat e mjerimit, që bien në të gjitha dyqanet, si listat ushqimore, borxhet e pafundme të familjeve shqiptare. Sot secila prej tyre, krahas kredisë që ka marrë në bankë, ka një borxh të dytë të tmerrshëm. Ky borxh do të thoshte Edi Rama në vitin 2013, është 2 mijë euro për të sapolindurit, sot ky borxh është fiks 20 mijë euro. Është dhjetëfishuar”.

“Ky borxh, krahas largimit të rinisë nga vendi, shënon rrënimin më të fuqishëm të të ardhshme së shqiptarëve. Çfarë u lëmë ne atyre që vijnë pas nesh? U lëmë një borxh të tmerrshëm, u lëmë një të ardhme shumë të pasigurtë”, u shpreh Berisha.

“Shkaqet e kësaj situate janë komplekse. Disa janë tashmë shumë të qarta. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten: pse ne varfërohemi, ç’po ndodh me ne? E përsëris sërish me bindje, se unë nuk di një vend të dytë më të pasur se Shqipëria, në pasuri natyrore. Por këto pasuri janë shtuar në një mallkim për qytetarët. E tillë ishte gjendja në sistemin kolonial, i shfrytëzonin ato pa mëshirë. Kolonialistët pasuroheshin për vete, por qytetarët varfëroheshin”, u shpreh Berisha.///

error: