Nga Lavdim HASANI*)

Mall, nostalgji, deshire, trishtim… abandonim… dhe te gjitha per se ?!!!

Per nje rruge qe ka funksionuar (edhe e pa shtruar) qysh para 1914. Per nje rruge te kerkuar per t’u bere definitivisht nga banoret e zones çdo vit zgjedhor qysh nga viti 1948 e deri me sot. Nje arterie e Shqiperise Jugore qe u ka sherbyer mbi nje shekull banoreve te Beratit, Tepelenes, Skraparit, Permetit Gjirokastres e me gjere por qe fatkeqesisht sot, eshte si asnjehere, fare e pakalueshme.
Gjithe keto qeveri qe kane drejtuar vendin ne kete shekull qe jemi, asnjera nuk e paska njohur kete rajon e te mundesonte rrugen per keta banore ?!!! Sot aty mund te kalohet vetem me traktore me zinxhir qe “fatkeqesishte” nuk i kemi me.
As te mirembahej si edhe me 1920 nuk kishin mundesi keto qeveri.

Rastesisht ne shullerin e Mazhaj ndesha me disa turiste qe vinin ne drejtim te Ballabanit me biçiklete qe, qe si qe , vazhduan teposht monopateve te ngelura si gjurme e kesaj rruge ndersa, pak me larte takoj nje grup turistesh zviceran me 3 makina te dekoruara me flamurin tone kombetar qe ecnin drejt Buzit per te mbritur ne Berat.
Por … me njeren makine me gome te shpuar dhe nje tjeter me statokart te çare. Nuk dija si t’i ndihmoja. Une ndjehesha ne hall per vete.
Edhe ata e kuptuan dhe me thane : “Te pakten hiqini keto rruge nga harta ose minimumi vini ne hyrje te tyre nje tabele ku te lejohet qarkullimi vetem per mjetet me zinxhir (pa rrota).” U premtova se do e publikoj kerkesen e tyre ne masmedia (dhe kete po bej).

Nje thirrje kam per kryetaret e bashkive te Beratit, Memaliaj dhe Kelcyres – merrni masa qe segmenti i gjithesecilit te behet i kalueshem te pakten per sezonin e veres kur kete zone e natyre na e begenisin edhe te huajt.
Po ashtu qeveria mos ta lere ne leter projektin e liçensuar para nje viti (ne prag fushate) por t’a filloje ate urgjent.

Rreth 65 km eshte te shkreten. Humbi tregu per gjilpera. Deputetet e ketyre rajoneve te behen me te gjalle. Me shprese se ka edhe qe shohin dhe qe degjojne.(Lavdim HASANI*) Pedagog dhe ish rektor i Universitetit “Eqerem Çabej, Gjirokaster ) /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI