Saranda ka qenë një nga qytetet më të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj këtë sezon veror.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një pamje nga mbrëmja në qytetin bregdetar. Porti Detar i Sarandës këtë sezon ka njohur shifra të larta, jo vetëm për pritjen e pasagjerëve, por edhe për përpunimin e mjeteve lundruese, kryesisht jahteve, duke e bërë këtë qytet një destinacion të preferuar.
Sipas shifrave zyrtare të portit, 158, 828 pasagjerë dhe 439 jahte turistike janë përpunuar gjatë periudhës janar-korrik 2022. Vetëm gjatë muajit qershor në Portin e Sarandës ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.


Pushuesit kanë shijuar maksimalisht gjithë çfarë kanë gjetur këtë sezon në Sarandë që nga plazhet e pastra, hotelet, shërbimet, argëtimin, por edhe infrastrukturën rrugore, e cila ta afron më shumë se kurrë bregun e jugut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI