Gjykata në Volos të Greqisë dënoi me 18 muaj burg një shqiptar 45-vjeçar pasi rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten e tij. Në sallën e gjyqit shqiptari dëshmoi se kishte pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-veçare pasi ajo nuk e linte të shihte celularin e saj dhe e kërcënoi se do ta vriste.Gruaja pranoi se akti ka ndodhur. Mësohet se ai e kishte sharë, kërcënuar dhe goditur, ndërsa gruaja pohoi se gjatë viteve të fundit marrëdhënia e tyre kishte pasur tensione.
Në Gjykatë mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, përballë të cilit ndodhi dhuna. Sipas Magnesianews, 45-vjeçari pronar i një dyqani ushqimor, të cilin e ka me gruan dhe djalin e tyre 19-vjeçar, ka debatuar në shtëpi me gruan e tij mbrëmjen e së mërkurës së 24 gushtit dhe pasi ka sharë e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste atë.
Më pas ai e ka goditur me grusht në fytyrë, duke bërë që 43-vjeçarja të kishte marramendje për disa kohë pas goditjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI