SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro: “Rrugët e verës”, projekt i dakordësuar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “Rrugët e verës” është projekti i dakordësuar me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ministren e Turizmit të Serbisë, Tatjana Matic në kuadër të panairit të parë të verës e gastronomisë që po zhvillohet në Beograd.

Kumbaro theksoi se “nën frymën e mirë të panairit të parë të verës e gastronomisë që po zhvillohet në Beograd angazhohemi me shumë dëshirë në një tjetër sfidë të bukur si përcaktimi i rrugëve të verës në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut, duke përfshirë sinjalistikën turistike dhe një platformë digjitale që do të përmbajë të dhëna për të gjitha pikat e interesit “.

“Një dritare prezantimi për të gjitha kantinat e verës, shoqatat e prodhuesve të verës po ashtu, muzetë tematikë dhe dyqanet e verave”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Prodhuesit shqiptarë të verës po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision by Open Balkan”, që po mbahet në Beograd nga 1-4 shtator. Në këtë panair marrin pjesë mbi 330 ekspozues nga 22 vende. Nga Shqipëria marrin pjesë 26 prodhuesit më të mirë shqiptarë të verës.

Përveç verës dhe kulinarisë, në panairin e Beogradit, Shqipëria ka edhe një stendë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe historinë, përmes kostumeve popullore dhe punimeve artizanale.///

error: