Një aksident i rëndë me katër të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.Një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet.
Të lënduarit janë dërguar në spital. Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI