Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj, Greqinë, për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon sot se ky bashkëpunim është një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.
“Për këtë qëllim një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhen në Athinë, ku po zhvillojnë biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, theksoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një postim në rrjetet sociale.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave njofton se “ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjelltë mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI