SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Ishte me pushime, 23-vjeçarja hidhet nga lartësia. Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një vajzë e re 23 vjeçe është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte në qytetin e Sarandës, duke pësuar dëmtime të shumta. Nga informacionet e para bëhet me dije se ajo është shtetasja Eralda Mehmeti, nga Tirana e cila mësohet se ndodhej me pushime në Sarandë. Sipas policise dyshohet se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërkohë që hetuesit po vijojnë të marrin dëshmi dhe të punojnë për të zbardhur më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, e reja është dërguar me ambulancë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.//

error: