Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare jugore dhe në zonat luginore fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/29 | Diell re |
| Kukës | 13/25 | Diell re |
| Lezhë | 17/27 | Diell |
| Dibër | 11/26 | Diell re |
| Durrës | 19/31 | Diell re |
| Tiranë | 17/29 | Diell re |
| Elbasan | 16/30 | Diell re |
| Berat | 15/33 | Diell re |
| Vlorë | 17/30 | Diell |
| Korçë | 14/24 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/31 | Diell re |
| Sarandë | 16/29 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI