Kryeministri Edi Rama i cilësoi ligësi, trillimet dhe akuzat e ngritura lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor. Rama tha se këto akuza e trillime tregojnë po ashtu padijen e thellë mbi çështjen.
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveç se për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, u shpreh Kryeministri.
Sistemet e pikave kufitare u goditën nga një sulm kibernetik të premten, ndërsa u rikthyen në punë qysh prej mëngjesit të së dielës.
Po ashtu, në 15 korrik, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.
Nga hetimi rezultoi se agresioni kibernetik u orkestrua dhe sponsorizua nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.
Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave vendosi në datë 7 shtator ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.
Sulmi u dënua prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI