Ministria e Brendshme njoftoi sot se për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara.
Në këtë kuadër, informohen qytetarët se ditën e premte, 16 shtator, Gjendja Civile nuk do të mund të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të kompanisë “Aleat” për dokumente biometrike, pasaporta apo karta identiteti.
Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, ndërsa shtoi se edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë e të sigurt në vijim për çdo qytetar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI