Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria do të subvencionojë qytetarët për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.
Gjatë një konference për shtyp, Balluku tha se procesi nis nga 1 tetori. “Gara për ofruesit e impianteve diellore do të hapet më 1 tetor, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë duke nisur nga data 1 nëntor sipas parimit “i pari që aplikon, shërbehet i pari”. Do të ketë një aplikacion elektronik transparent dhe qytetari do të shikojë se i sati është në aplikim. Fillimisht gara do të hapet për 2 mijë aplikime, por menjëherë sa të përmbushen 2 mijë aplikimet e para, do të hapen thirrjet e tjera”, deklaroi Balluku.
Balluku siguroi se procesi do të jetë transparent dhe se qeveria do t’u ofrojë qytetarëve 70% të pagesës.
Sipas Ballukut, Taskforca e energjisë do të monitorojë procesin e vendosjes së impianteve nga qytetarët përfitues.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI