Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur mesditën e premte ku një person në Sarandë u mbyt pasi kishte hyrë në det për t’u larë. 59 vjeçari që humbi jetën në Sarandë është identifikuar Xhevat Lleshi nga Librazhdi. Sipas rojes detare, Sokol Alushaj i cili ndodhej tek kulla e vrojtimit e plazhit “Krahu i Shqiponjës”, viktima kishte shumë pak që kishte shkuar në plazh.
“U ul fillimisht në breg dhe pastaj u fut në ujë. Nuk shkoi as 10 min në ujë kur persona që e panë që u zhyt dhe nuk doli folën me zë të lartë. Shkova e nxorra në breg, i bëra frymëmarrje, e ktheva nëse kishte marrë ujë po nuk nxorri gjë, veçse në fytyrë dhe trup kishte marrë ngjyrë të errët. Erdhi edhe një mjek që ndodhej në plazh. Dha edhe ai ndihmë po u pa se ishte i pajetë”– u shpreh roja bregdetare. Menjëherëne në plazh shkoi edhe policia si edhe ambulanca.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar