SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë, Himarë: Në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Policia vuri në pranga 2 shtetas, nderkohe qe procedoinë gjendje të lirë 2 të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë dhe Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders”, si rezultat i të cilit janë goditur 3 raste të këtij aktiviteti kriminal, në Qafë Botë, Xarë dhe Dhërmi. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. R., 58 vjeç dhe G. L., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, Dhërmi, duke transportuar me 2 automjete, tip “Benz” dhe “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:– P. B., 57 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet taksi, drej Qafë Botës, 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit;

– E. L., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet taksi, në aksin rrugor Xarë – Sarandë, 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”///

error: