Personi që shikoni në foto është Agron Ajeti, shqiptari që konsiderohet “hero” në Zvicër.30-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona, ngjarje kjo e ndodhur në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur më 3 shtator.
Një rup prej 20 personash pasi e rrahën pasagjerin zvicerian, më pas i vunë flakën, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën. Ajeti ndodhej për vizitë me familjen e tij në Zvicër.
“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital, pasi pësoi djegie në trup./Jav//
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese