SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Protesta për të rikthyer shpresën dhe votën e lirë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se do të ketë protesta në rrugë në gjithë Shqipërinë.

Në një bisedë me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se protesta do fillojnë shumë shpejt.

“E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama. Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos”, u shpreh Berisha.

Në vijim, Berisha tha se do bëjë gjithçka që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne do bëjmë gjithçka që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Por do bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë me diasporën shqiptare. Do krijojmë të gjitha mundësitë që diaspora të investojë në Shqipëri, të angazhohet në institucionet administrative, zyrtare politike të vendit. E konsiderojmë diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar me një të ardhme të sigurtë”, tha ai.///

error: