Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.
Sipas uniformave blu po punohet për të kapur S. Z., 29 vjeç. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI