Një punonjëse policie në provë, është mes 22 të arrestuarve në operacionin e policisë greke ku shënjestër ishte një bandë shqiptare. Sipas informacioneve të deritanishme, punonjësja e policisë në provë po punonte me 30-vjeçarin shqiptar i cili ishte shënjestër i operacionit të policisë greke, i cili mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”.
Më konkretisht, burime policore thanë se punonjësja e policisë në provë ka një lidhje me kreun e bandës së shqiptarve i cili u arrestua, ndërsa siç thonë të njëjtat burime policore, në një operacion të mëparshëm policor të ELAS-it, gruaja ishte vënë në dijeni për forcat që do të vepronin dhe informoi bandën e banditëve.
Të 13 arrestimet u bënë në rezidencën e vjetër studentore dhe në shtëpitë fqinje. Armët e gjetura në ambientet e Rezidencës Studentore dëshmojnë se ajo përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht të dendur si grabitje dhe trafik droge në gjith zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para