Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Chania të Greqisë, ku një 35-vjeçar, dyshohet shqiptar, u gjet i vdekur me fytin e prerë nga një sharrë elektrike. Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 11 të mëngjesit, kur 35-vjeçari ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër në një fushë në zonën e Katsivelianës në Selino të Chanias.
35-vjeçari tentoi të priste dru duke përdorur një sharrë elektrike, por humbi kontrollin e saj duke prerë fytin. Vdekja e tij ishte e menjëhershme ndërsa shoku i tij dhe gruaja e tij e tronditur lajmëruan autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë 35-vjeçarit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI