100 Vjet Bashkë Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.///
/e.d
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI