Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare, lokalisht të dendura në zonën veriore të vendit. Gjithashtu parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore në mesditë deri pasdite.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, në bregdet era hera herës fiton shpejtësi deri në 6-8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/16 | Diell re shi |
| Kukës | 3/15 | Diell re shi |
| Lezhë | 4/14 | Diell re shi |
| Dibër | 3/11 | Diell re |
| Durrës | 8/19 | Diell re |
| Tiranë | 8/19 | Diell re |
| Elbasan | 6/18 | Diell re |
| Berat | 4/19 | Diell re |
| Vlorë | 7/19 | Diell re |
| Korcë | 3/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/16 | Diell re |
| Sarandë | 10/19 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI