Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kantieri i tunelit të Llogorasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 kilometra hapje tuneli nga 6 kilometra totali.

Rama u shpreh se “kjo do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit në këtë kantier”.
“Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”, u shpreh Rama.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.

Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI