Nga Ana MIRO
ë lënë prej kohësh pa përfaqësues të PD ne Keshillat Bashkiake vendimarrese, në zbatim të vendimit fatal të ish udhëheqjes së PDSH; duket se tani kjo Parti edhe në rajonin e Sarandës, po korrigjon “shënjestrën” duke hyrë në një process të ri.
“Nisim punën për programin elektoral dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillat Bashkiake, duke kërkuar që të përfshijnë sa më shumë përfaqësues të shquar dhe t’i kthejnë bashkitë në organe të pushetit vendor funksionale.”-thanë burime zyrtare të PD në Sarandë.
Më herët lideri Sali Berisha, ne mbledhjen e kryesisë së PDSH, vuri theksin se “ Tani nis procesi i zgjedhjes së këshilltarëve, të ketë përfaqësime nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet”.
Pritet që në këtë process të zgjedhjes së kanidatëve për Këshillat e ardhshme bashkiake, udhëzimet e Qendrës të fokusohen jo vetëm te individë me nivel, kurajo dhe sa më përfaqësues, por edhe të përfshijnë kandidate gra dhe vajza si qytetare të para, zëri i të cilave duhet të dëgjohet më mirë se më parë.
“Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. “-vuri ne dukje së fundi kreu i kesaj Partie, Sali Berisha./sarandanws.al/// .
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI