Nga Etleva XHAJANKA
Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë ndër aktivitetet që zënë një peshë të rëndësishme në ekonominë dhe të ardhurat në zonat rurale.
Klima e favorshme dhe varietet e shumta të vreshtave krijojnë mundësi për prodhimin e verërave autentike dhe cilësore.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural përmes programit IPARD II ka nënshkruar 25 kontrata për vreshtarinë me vlerë granti 2.66 milionë euro dhe 13 investime në kantina me vlerë mbështetje 2.65 milionë euro.
Këto investime konsistojnë në zgjerimin e vreshtave, mekanikë bujqësore, pajisje për prodhimin e verës dhe teknologji për rritjen e mëtejshme të cilësisë.
Mbështetja e dhënë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e sasisë së prodhimit, por edhe në prodhimin e produkteve cilësore sipas standardeve europiane, për të qenë autentikë dhe konkurrues edhe në tregun e jashtëm.
1 nga 8

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit