Një e moshuar 89-vjeçare nga Florida u diplomua në master gjatë festave të fundvitit. Joan Donovan vendosi një kapelë dhe fustan për një ceremoni private diplomimi jashtë shtëpisë së saj për të festuar marrjen e diplomës master në shkrime krijuese nga Southern Neë Hampshire University.
Ajo u shpreh se mbaroi shkollën e mesme në moshën 16-vjeçare, por familja e saj nuk kishte para për ta dërguar atë në kolegj. Joan mori disa kurse pasuniversitare në shkollën e mesme lokale, por pasi u martua dhe krijoi një familje u detyrua ta linte.
Donovan u kthye në shkollë për të marrë diplomën e saj të asociuar bachelor nga një universitet katërvjeçar në moshën 84-vjeçare.
“Kisha frikë të provoja kolegjin,” tha Donovan. “Kështu që unë them, “provoni gjërat”. Nëse dështoni, provojeni përsëri… por thjesht vazhdoni të përpiqeni.”///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit